Gruaja e mbretit Charles, Camilla, të hënën në mbrëmje ka marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve “Booker”.
Familja e lartë mbretërore prezantoi çmimin “Booker” të këtij viti për ‘Fiction’ pas një pritjeje dhe darke në ngjarjen e mbrëmjes.
Duke mbërritur me një buzëqeshje në Roundhouse, një vend arti, 75-vjeçarja përshëndeti organizatorët, autorët e përzgjedhur në listën e ngushtë, jurinë dhe interpretuesit – përfshirë Dua Lipën.
Me këtë të fundit u shfaq duke biseduar, gjersa u tha se kanë folur për dashurinë e tyre për shkrim-leximin.
Shkrim-leximi ka qenë prej kohësh një përparësi kryesore e punës publike të Camillas, ndërsa ylli i muzikës pop mbajti fjalimin kryesor se si dashuria për letërsinë frymëzoi suksesin e saj në skenë.
Çmimet “Booker” po mbahen personalisht për herë të parë në tre vjet dhe Camilla prezantoi çmimin kryesor për herë të shtatë.
Gjatë pritjes, familja mbretërore bisedoi me dy autorë në garë: Percival Everett dhe Shehan Karunatilaka:
Pretendentë të tjerë përfshijnë Glory nga NoViolet Bulawayo, Treacle Walker nga Alan Garner, Small Things Like This nga Claire Keegan dhe Oh William! nga Elizabeth Strout.
Fituesi i çmimit prestigjioz do të marrë mbi 56 mijë dollarë apo afro 57 mijë euro.
Shkrimtarët finalistë marrin secili rreth 2840 dollarë në para apo 2889 euro. /Telegrafi/