Telegrafi

Dua Lipa befason publikun në “Sunny Hill”, performon “One Kiss” me Calvin Harris

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata e tretë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.

Në skenë performuan një numër i madh i artistëve shqiptarë, derisa nuk ka dyshim se performanca e DJ botëror Calvin Harris mezi po pritej nga publiku.

Ai interpretoi këngët e tij më të famshme, ku mes tyre nuk mungoi as bashkëpunimi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa “One Kiss”.

Me të filluar kënga, artistja shqiptare është ngjitur në skenë dhe i ka surprizuar të gjithë, pasi ajo këtë herë nuk do të këndonte.

Fillimisht ka kënduar në mes të publikut, ku më pas iu bëri thirrje të gjithëve në shqip të kërcejnë dhe argëtohen bashkë me të.

Performanca e Calvin dhe Duas ishte e mahnitshme dhe lirshëm mund të thuhet se ishte befasia më e bukur e tri netëve të këtij festivali.

Përndryshe, Harris erdhi për herë të parë në Kosovë, në saje të yllit tonë, këngëtares Lipa. /Telegrafi/