Telegrafi

Dua Lipa surprizohet nga i dashuri Anwar Hadid: Ndihem vajza më me fat në botë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid, për më shumë se një vit janë duke shijuar lidhjen e tyre.

Çifti, të cilët filluan romancën në qershor të vitit 2019, vazhdojnë të jenë çdo moment përkrah njëri-tjetrit.

Artistja nga Kosova së fundmi ka ndarë një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregon se u surprizua nga partneri i saj.

Dua Lipa (Foto:Instagram)

Sipas imazhit, 25 vjeçarja u befasua me një buqetë me lule ku mes tjerash thekson se ndihet ‘vajza më me fat në botë’.

“Ndihem vajza më me fat në botë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Dua ndërkohë muaj më parë u zhvendos në Amerikë, për të qenë më afër të dashurit të saj për shkak se pandemia ia pamundësonte të udhëtonte herë pas here.

Sidoqoftë, Anwar qëndron prapa çdo suksesi të artistes shqiptare duke treguar një përkrahje të madhe ndaj saj. /Telegrafi/