Telegrafi

Dua Lipa sjell klipin e ri me një stil muzikor të viteve të nëntëdhjeta

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua Lipa e ka lansuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Është fjala për një bashkëpunim me “Silk City” – ekipi i formuar nga Mark Ronson dhe Diplo.

Ka qenë një javë mjaft e ngarkuar për këngëtaren shqiptare, e cila ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me grupin e fermave, “Blackpink”, në projektin e saj “Dua Lipa – Complete Edition”.

“Electricity” është kënga e katërt e projektit të përbashkët të Mark Ronson dhe Diplo, të cilët janë quajtur si “Silk City”.

Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Është një rikthim në stilin e muzikës së viteve të nëntëdhjeta, ndërsa Dua e kompleton me një vokal të stilit ‘house’ të asaj kohe.

Në klip, 23-vjeçarja organizon një ndejë në New York, teksa Mark dhe Diplo ngecin në ashensor.

“Electricity” vjen pak kohë para ripublikimit të albumit “Dua Lipa” që përfshin bashkëpunimin me “Silk City”, atë me Calvin Harris (“One Kiss”) si edhe me grupin “Blackpink” (“Kiss And Make Up”). Projekti do të dalë në treg në muajin tetor. /Telegrafi/