Telegrafi

Dua Lipa sjell këngën e re “Break my heart”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Break my heart” mban titullin kjo këngë, e cila në shqip përkthehet “Thyej zemrën time”.

Ashtu siç kanë shkruar mediat britanike pak ditë më parë, kjo këngë e Duas vjen me tekst prekës dhe dedikim personal, përkatësisht i kushtohet ish-të dashurit të saj, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë.

Dua Lipa me ish-të dashurin, Isaac Carew (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Dua e bëri të ditur se kënga e saj e re u publikua përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, teksa pralajmëronte shumë shpejt edhe ardhjen e klipit.

“‘Break my heart’ është e disponueshme tani, videoja do të vijë nesër”, ka shkruar artistja Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka bërë të ditur se videoja muzikor e këngës publikohet në orën 14:30 (sipas orës lokale).

“Break my heart” është përndryshe kënga e nëntë e albumit më të ri të Duas, këngët e së cilit janë të gjitha pothuajse të viteve 80′.

Albumi “Future Nostalgia” ishte menduar të publikohej i plotë më datë 3 prill, por që këngëtarja nga Kosova e ka përafruar datën më 27 mars, duke shpresuar t’i lumturojë sa më parë fansat në këto ditë të vështira izolimi. /Telegrafi/