Site icon Telegrafi

Dua Lipa sjell imazhe të reja nga prapaskenat e “Grammy Awards” – shkëlqen në veshje të ndryshme

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” zuri vend mbrëmë (e diel) me pjesëmarrjen e yjeve më të mëdha nga arti dhe muzika ndërkombëtare.

Në mesin e personazheve me renome që shkëlqeu dhe mori vëmendje ishte artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

26-vjeçarja u paraqit me një fustan unik nga ‘Versace’, i cili kishte një histori të bujshme prapa vetës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Fustani elegant me ngjyrë të zezë dhe me rripa vjen nga koleksioni i vjeshtës 1992 i shtëpisë së modës – i titulluar “Miss S&M”, një version të cilit edhe Donatella Versace e veshi në Met Gala të vitit 1992.

Lexo po ashtu Dua Lipa mahnit me fustanin ikonik të skllavërisë Versace në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”

Pas saj fustan të ngjashëm veshën edhe shumë emra të tjerë përfshirë Cindy Craëford, Beyonce, Kim Kardashian, Naomi Campbell dhe së fundmi Dua.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Disa imazhe të reja nga nata më e madhe e muzikës botërore ylli i “Levitating” ka ndarë me fansat në Instagram edhe së fundmi.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion u shfaqën me të njëjtin fustan në skenën e “Grammy Awards”, siç kishin bërë dikur Whitney dhe Mariah Carey

Këngëtarja solli foto nga prapaskenat ku u shfaq edhe në disa veshje të tjera përveç asaj kryesor me të cilën parakaloj në tapetin e kuq të ‘Grammy’.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artisja dukej tërë shkëlqim dhe mahnit edhe me ndryshimin në pamje duke u kthyer në bionde me flokë të gjata.

Ceremonia e 64-të vjetore e Çmimeve Grammy u mbajt në MGM Grand Garden Arena, në Las Vegas. /Telegrafi/

Exit mobile version