Dua Lipa kujdeset që gjithmonë të shfaqet e veçantë në paraqitjet publike që bën, dhe këtë e arrin çdo herë.
Edhe në natën e festës së Halloween (31 tetor), artistja shqiptare me famë botërore nuk ka zhgënjyer në përzgjedhjen e kostumit, në të cilën sa e ‘frikshme’ u duk po aq joshëse.
Përmes llogarisë së saj në Instagram ku numëron mbi 74.2 milionë ndjekës, Dua postoi imazhe nga festa e Halloween të cilën e kaloi me të dashurin e saj, Anwar Hadid, familjen dhe miqtë e afërt.
26-vjecarja kishte përzgjedhur një fustan të zi elegant me material të tejdukshëm në të dyja anët e këmbëve, teksa me një grim të thjeshtë ajo u kujdes që buzëkuqi t’i shtrihej poshtë buzëve deri te mjekra për t’u dukur sa më e frikshme kjo paraqitje.
Në disa imazhe artistja e njohur shihet përkrah të dashurit të saj, Anwar i cili kishte veshur një kostum elegant.
Kjo paraqitje e Duas vjen pak ditë pasi këngëtarja u nominua në tri kategori për çmimet prestigjioze “American Music Awards”. /Telegrafi/