Telegrafi

Dua Lipa sjell fotografi të tjera me flokë të shkurtra, kujton fotosesionin për “British Vogue”

Foto: Emma Summerton

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft e angazhuar për momentin.

Ajo nxori në shitje së fundmi albumin e saj “The Moonlight Edition”, që vjen si një version i dytë i “Future Nostalgia” me disa këngë ekstra.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Foto: Emma Summerton

Së fundmi, Dua publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në setin e fundit për revistën “Vogue” pak kohë më parë.

Në edicionin e kësaj reviste, ajo u shfaq me flokë të shkurtra, ndërsa dukej mjaft bukur dhe me stil.

“Mëngjes i dembleshëm”, shkroi Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa tregoi se mëngjesi i vonshëm e gjeti me rikujtimin e një fotografie nga “British Vogue”.

Ndërkohë, e njëjta po vazhdon të shijojë suksesin e klipit të saj më të fundit “We’re good”. /Telegrafi/