Site icon Telegrafi

Dua Lipa si hirushe pozon pran muzeut të Louvret

Dua Lipa ka nisur të bëhet edhe ikonë e modës me veshjet që po shfaqet në rrugë dhe ngjarje të ndryshme.

Bukuroshja jonë po vazhdon të mbajë koncerte anembanë botës dhe po punon në projekte të reja muzikore.

Këngëtarja së fundi është paraqitur para publikut fantastik francez të Parisit, ku ka shkëlqyer me performancën.

Zeshkania ka publikuar edhe disa imazhe dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet shumë e bukur.

Hitbërësja e këngës “New Rules”, i cili është shikuar mbi 1.1 miliard herë në YouTube, kishte të veshur një fustan me pupla në krah dhe këmbë.

Ajo ka pozuar edhe pranë muzeut më të famshëm në botë të Louvret gjatë mbrëmjes së kaluar teksa i theksoheshin vijat seksi të trupit.

Ndryshe, Dua gjatë muajit gusht do të jetë para publikut shqiptar të Prishtinës në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Exit mobile version