Dua Lipa ka njoftuar se nuk do ta nxjerr në treg albumin e parë të saj ashtu siç ishte planifikuar në muajin shkurt.
E gjithë kjo sipas këngëtares shqiptare pasi që dëshiron të shtoj edhe disa këngë të reja, të cilat do t;i sjell në bashkëpunim me këngëtar të famshëm botëror.
“Data e lansimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, për të futur edhe disa këngë dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë duke u punuar”, ka njoftuar Dua Lipa në një postim në Facebook.
Dua ka kërkuar falje për këtë shtyrje, por ka thënë se do ta kompensojë me projektet e reja të cilat do t’i bëjë të ditura së shpejti.
“Më vjen keq për shtyrjen, po ju premtoj se do të jem me ju më 2 qershor. Jam perfeksioniste dhe dua që të sjell albumin më të mirë të mundshëm. Kam disa njoftime të reja për këtë muaj… të gjitha do të bëhen të ditura! Faleminderit për durimin dhe mezi pres që ju ta dëgjoni albumin”, ka shkruar Dua Lipa.