Site icon Telegrafi

Dua Lipa shpreson se albumi “Future Nostalgia” do t’ju argëtojë gjatë vetë-izolimit

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, Dua Lipa, ka një album të ri dhe një pseudonim të ri: mbretëresha e karantinës.

“Don’t start now”, kënga e parë nga “Future Nostalgia”, paraqet atë që ‘Vulture’ e quajti ‘refren pozitiv për distancën’: “Mos u shfaq, mos dil, mos fillo të kujdesesh për mua”.

Për dallim nga një numër i yjeve të tjerë të shquar të muzikës pop – Lady Gaga, Hayley Williams dhe HAIM, për të përmendur disa – Dua Lipa nuk e shtyu albumin e saj për shkak të krizës së coronavirusit.

“Në dy javët e kaluara, thjesht [me] pasigurinë e gjithçkaje, unë kam qenë pak në mëdyshje për të publikuar albumin dhe nëse është gjëja e duhur për të bërë gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz po vuajnë”, ka thënë 24-vjeçarja.

Lexo po ashtu “Future Nostalgia”, vlerësohet nga kritikët si albumi më i mirë i vitit 2020 deri më tani

Në një intervistë të dhënë për ‘National Public Radio’, me Lulu Garcia-Navarro, Dua Lipa ka folur për albumin e ri “Future Nostalgia” dhe përse ka vendosur ta publikojë një javë më herët.

“Unë mendoja të publikojë albumin më vonë por në të njëjtën kohë, ndjeva sikur po bëj një gjë të gabuar kundrejt fansave sepse e bëra këtë për të larguar nga ankthi”, ka thënë artistja shqiptare.

“Unë thjesht doja të bëja një album që ishte argëtues dhe diçka për të cilën mund të kërceja dhe diçka që më bëri të ndihesha mirë. Kështu që unë ndjehem sikur ndoshta tani më shumë se kurrë, ai album thjesht duhet të dalë. Unë thjesht dua që njerëzit të jenë në gjendje të marrin një moment larg nga ato që po ndodhin dhe shpresoj se kjo do t’u japë atyre një lumturi dhe disa momente argëtimi”, vazhdon më tutje 24-vjeçarja.

Ndërkaq, albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë.

Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”. /Telegrafi/

Exit mobile version