Dua Lipa është ndër artistet shqiptare që sukseset në tregun muzikor ndërkombëtarë nuk kanë të ndalur.
Ky mund të jetë viti i saj, pasi mori shumë çmime të rëndësishme në evenimente të ndryshme.
Ajo së fundmi performoi edhe në “Women In Music Awards”, ndërsa shkëlqeu me dukjen.
Zeshkania ka vendosur që në rrjetin social Instagram të ndajë edhe disa imazhe, të shkrepura në prapaskenë.
Lipa u pa me një fustan të zi e të gjerë, që bëri të duket e mrekullueshme në paraqitjen e saj.
Theksojmë se artistja është nominuar edhe në gjashtë kategori kryesore në “Grammy Awards 2021”. /Telegrafi/