Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon t’i befasojë fansat me postime të llojllojshme.
Meqë është tejet e ndjekur në rrjetet sociale, 24-vjeçarja së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje dhe imazhin e ka ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo është shndërruar në bionde dhe ky ndryshim u mirëprit edhe nga ndjekësit e saj, teksa mori një sërë komentesh të ndryshme, duke e përgëzuar për ‘look-un’.
E njëjta dje lansoi koleksionin e ri të veshjeve në bashkëpunim me “Pepe Jeans”, pasi muaj më parë nënshkroi marrëveshje me brendin e njohur.
Ajo po ashtu po vazhdon të punojë edhe në albumin e dytë ku në intervistën e fundit për “Vogue” u shpreh se është më “konceptual” dhe ” i pjekur”.
Përndryshe, ylli shqiptar është në një romancë të re me vëllanë e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid, të cilët nuk po ndahet për asnjë moment nga njëri-tjetri. /Telegrafi/