Site icon Telegrafi

Dua Lipa shkëlqyese teksa konfirmon linjën e saj me MAC Cosmetics (Foto)

Superylli shqiptar me famë në botë, Dua Lipa, po shkëlqen në secilën paraqitje të saj.

Ajo së fundmi ka nënshkruar një kontratë të madhe me brendin kozemtik, MAC Cosmetics.

Dua zgjodhi një veshje me bluz të kaltër dhe mini fund me vija të bardha e të kuqe në koncertin e mbajtur në Atlanta. 

Ajo është shfaqur në një foto tej mase e bukur, ku potencon se ka ndihmuar brendi kozmetik në shenjë promovimi të tij.

Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet bukur teksa pozon për Billboard

“Jam shumë e kënaqur që të ndaj me ju atë që kam punuar tash e sa kohë me Mac Cosmetics. Nuk mund të pres që ju të keni gisht në linjën e re timen”, u shpreh Dua.

Duket se këngëtarja nga Prishtina po lanson linjën e saj me brendin kozmetik të njohur në gjithë botën, në një tjetër sukses të saj.

Dua aktualisht po zhvillon turneun e saj botëror në Amerikë.

Së fundmi ajo lansoi këngën “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix. /Telegrafi/

Exit mobile version