Një nga artistet më me pespektivë në botë, Dua Lipa, po vazhdon rrugëtimin e saj drejt piedestalit.
Bukuroshja ka vazhduar që të tregojë anën e saj të bukur.
Ajo ishte e ftuar në pasndejën e Grammy Awards të mbajtur pas ceremonisë qëndrore që ishte jubilarja e 60-të.
Ngjarja më e madhe muzikore që i pa të gjithë artistët botërore bashkë, e shfaqi duan në një veshje të bardhë mjaft atraktive.
Dua u shoqërua me disa prej yjeve më të mëhda me të cilët ka edhe bashkëpunime.
Akademia amerikane muzikore është arritja më e madhe për një artist. Yjet shqiptare është vështirë t’i shohim duke rrëmbyer çmime, por depërtimi i madh i Dua Lipës dhe Rita Orës në Amerikë nuk e përjashton një mundësi të tillë për vitet në vijim.
Dua në këtë ceremoni u shfaq pa të dashurin e saj të deritanishëm duke nxitur edhe më shumë spekulime për jetën private. /Telegrafi/