Dua Lipa dhe Anwar Hadid udhëtuan së fundmi nga New Yorku, për në Londër, për të ndjekur nga afër revynë e modës nga Burberry.
Këtë herë, çifti ishte duke marrë pjesë në shfaqjen e “Burberry’s Spring 2020”, në të cilën Anwar u shfaq i veshur me një shall nga dizajni i famshëm i kësaj kompanie, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, dhe modeli, 20 vjeç, u shfaqën më të afërt se kurrë ndërsa mbanin duart pranë njëri-tjetrit, dhe shikonin yjet teksa defilonin me veshjet e koleksionit të ri nag Burberry.
Këngëtarja kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, përmes së cilave vuri në pah këmbët e saj atraktive.
Shfaqja e Burberry, e stilistit të njohur me famë botërore, Riccardo Tisci, ka qenë një nga ngjarjet më të pritura në orarin e LFW.
Koleksioni i stilistit AW19, i quajtur Tempest, nxori në pah ‘kontrastet në kulturën dhe motin britanik’.
Dua dhe Anwar thuhet se kanë çuar ndërkohë një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, pasi kanë marrë së bashku një apartament me qira në New York, vend ky në të cilin u zhvendosën së fundmi, për të jetuar së bashku. /Telegrafi/