Dua Lipa dukej mahnitëse teksa doli në skenë të dielën në Bogota, Kolumbi në ‘Parque Salitre Mágico’ për të interpretuar koncertin e radhës në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.
Lipa, 27 vjeçe, u shoqërua nga kërcimtarë teksa performonte në skenë me një kostum ngjyrë blu të oqeanit, shkruan DailyMail.
Artistja e lindur në Londër performoi me një gamë vallëtarësh në shfaqjen e saj energjike në mbështetje të albumit të saj të dytë.
Këngëtarja shqiptare më parë publikoi në Instagram të dielën një sërë imazhesh teksa pushonte në kryeqytetin kolumbian përpara koncertit.
Interpretuesja e hitit “New Rules” ndau me afro 87 milionë ndjekësit e saj një fotografi teksa kishte veshur një fustan ngjyrë kafe me geta të zeza.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë në spanjisht: “Ne jemi gati Bogota! E gëzuar që jam këtu me ju! Shihemi sonte!”.
Artistja e hitit “Levitating” dukej se po e shijonte ndalesën e koncertit në Amerikën e Jugut, pasi ajo u pa duke pirë kokteje dhe duke nënshkruar autografe për fansat gjatë turneut. Ajo publikoi gjithashtu një pamje të shfaqjes vizualisht stimuluese të fishekzjarrëve të përdorur si shfaqje përmbyllëse për koncertin e saj.
Ajo do të këndojë më 21 shtator në Mexico City në ‘Foro Sol’, e ndjekur nga një shfaqje tjetër më 23 shtator në ‘Estadio Banorte’ në Monterrey, Meksikë.
Turneu i saj zgjat deri në vjeshtë, duke përfunduar më 16 nëntor në Perth, Australi. /Telegrafi/