Dua Lipa vazhdon të elektrizojë publikun gjatë turneut të saj “Radical Optimism”, duke sjellë surpriza të njëpasnjëshme.
Gjatë koncertit të saj në Rod Laver Arena në Melburn, ajo dhuroi një performancë të jashtëzakonshme, por momenti kulmor erdhi kur në skenë iu bashkua artisti australian Troye Sivan.
E veshur me një kostum saten të kombinuar me geta rrjetë dhe çizme argjendi me shkëlqim, Dua shkëlqeu në skenë.
Në një ndryshim të shpejtë, ajo zgjodhi një kostum të zi të tejdukshëm me dantella dhe një shall të bardhë, duke e bërë spektaklin edhe më dinamik.
Surpriza më e madhe për publikun erdhi kur Troye Sivan u shfaq papritur për të performuar hitin e tij “Rush”. Dyshja krijoi një atmosferë elektrizuese, duke i dhuruar publikut një moment të paharrueshëm.
Turneu i Duas në Australi përfundon më 23 mars, pas performancave në Sydney dhe Auckland. Megjithatë, koncertet e saj kanë ngjallur debate për shkak të çmimeve të larta të biletave, të cilat kanë arritur deri në 460 dollarë (rreth 425 euro), duke shkaktuar reagime të ashpra nga fansat.
Dua Lipa & Troye Sivan do the “Rush” choreography together in Melbourne. pic.twitter.com/HYJcqxgqUs
— Pop Crave (@PopCrave) March 22, 2025
Përtej karrierës, Dua ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private. Flitet se ajo dhe aktori Callum Turner janë fejuar në fshehtësi gjatë Krishtlindjeve, ndonëse çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin. Unaza e saj luksoze ka rritur spekulimet, ndërsa miqtë e tyre thonë se janë më të lumtur se kurrë.
Në intervista të fundit, këngëtarja ka reflektuar mbi marrëdhëniet e saj të kaluara, duke theksuar se ka rifituar besimin dhe është gati për një të ardhme të re, si në jetën personale ashtu edhe në karrierë. /Telegrafi/