Dua Lipa ndezi rrjetin me disa fotografi mahnitëse nga prapaskenat e klipit të saj të fundit, “Handlebars”, në bashkëpunim me këngëtaren koreano-jugore Jennie Kim.
Në imazhet e publikuara, këngëtarja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të tejdukshëm me rruaza, duke ekspozuar një stil të guximshëm dhe tërheqës.
Pamjet përfshinin gjithashtu një veshje dantelle dhe një minifund saten, të cilat i dhanë një tjetër dimension videos.
“Handlebars” është pjesë e albumit të ri “Ruby” të Jennie-t dhe ka marrë vëmendje të madhe nga fansat.
Klipi, i publikuar të hënën, e shfaq dyshen në skena dinamike, të veshura me kombinime të shumta, duke kërcyer dhe interpretuar tekstin e këngës.
Dua e kompletoi pamjen e saj me bizhuteri luksoze nga Tiffany & Co., me një vlerë mbi 52,000 funte (61,600 euro), përfshirë vathë dhe unaza diamanti.
Ndërkohë, jashtë skenës muzikore, thuhet se Dua dhe aktori Callum Turner janë fejuar gjatë Krishtlindjeve, edhe pse çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin.
Këngëtarja është parë shpesh me një unazë fejese 25,000 funte (29,707 euro), duke shtuar spekulimet mbi martesën e tyre të mundshme.
Në anën tjetër, Jennie Kim po shijon suksesin e saj si artiste solo, pas famës së madhe me Blackpink.
Albumi i saj “Ruby” përmban bashkëpunime me emra të njohur si Childish Gambino, Doechii dhe Dominic Fike, duke treguar një anë të re të talentit të saj artistik. /Telegrafi/