Site icon Telegrafi

Dua Lipa shkëlqen në Oslo, performon e veshur plot stil (Foto)

Dua Lipa ka shfaqur performancën e saj fantastike të radhës.

Bukuroshja nga Prishtina ka vazhduar turneun e saj në mbarë botën, ku ndalesa e radhës ishte Oslo.

 

Ajo zgjodhi një veshje plot stil me pantallona e një bluzë të njëjtë, ku dallohet trupi i saj në top formë.

Skena interesante e ngritur në Oslo kishte një ekran LED të madh, ku ishte e vendosur edhe orkestra.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Dua Lipës

Dua Lipa është afër që të arrijë 500 milionë shikime me projektin e ri “New Rules”.

Ajo pushtoi të gjitha top listat, duke rrëzuar edhe emra si Rihanna nga forma, e duke qenë top atraksion sidomos në SHBA ku depërtimi është shumë i vështirë.

Dua Lipa po shijon lidhjen romantike me Paul Klein, me të cilin edhe publikisht po del në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version