Mnet Asian Music Awards 2019 konsiderohet të jetë një prej netëve më të mëdha në botën K-pop-it.
Dhe disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës u siguruan të marrin vëmendje, pasi tapeti i kuq mburrej me fuqinë e yjeve përpara ceremonisë në Nagoya Dome në Japoni.
Grupi BTS mori disa nga gëzimet më të mëdha të natës ndërsa këngëtarët Boy With Luv u tërhoqën si zakonisht me stilin e tyre unik. Jin shënoi ditëlindjen e 27-të duke veshur kapelën e tortës rozë dhe qirinj që J-Hope solli për vete, duke bashkuar veshjet e kokës me një bluzë, këmishë dhe xhinse.
Një tjetër artiste që tërhoqi vëmendje në evenimentin e njohur është edhe Dua Lipa, teksa bëri një paraqitje të papritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dhe dukej si një kukull në një fustan të shkurtër rozë të ndritshëm.
Këngëtarja britanike më vonë performoi këngën e saj të re “Don’t Start Now”, e cila tashmë ka arritur të grumbullojë mbi 55 milionë klikime.
Në fotografitë që 24-vjeçarja publikoi në rrjetet sociale, ajo shfaqet e mahnitshme e tëra në rozë duke vënë në pah fizikun e saj joshës.
“Vajza në çmimet e Mnet Asian Music”, ka shkruar krahas fotografive ylli shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që Dua komentohet për paraqitjet atraktive, pasi thuajse në çdo eveniment zgjedh dukje të veçantë. /Telegrafi/