Dua Lipa është një ndër yjet shqiptare me më famë në arenën ndërkombëtare.
Bukuroshja jonë gjatë mbrëmjes së kaluar ka parakaluar në qilimin e kuq të ngjarjes gjigante të modës – MET GALA 2019.
Zeshkania shkëlqeu me veshjen e saj duke e listuar si ndër më të mirat krahas Lady Gagas, Jennifer Lopezit dhe Kim Kardashianit.
Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja merr pjesë në këtë ngjarje të modës të organizuar nga revista Vogue.
Theksojmë se këngëtarja ishte veshur e tëra në Versace ndërsa aksesorët i kishte të markës Varm dhe KatKim.
Ndryshe, Dua në këtë mbrëmje ishte i shoqëruar me të dashurin, Isaac Carew, i cilio shkëlqente krahas këngëtares sonë. /Telegrafi/