Site icon Telegrafi

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2023 me dukjen si princeshë, e veshur me fustanin ikonik të ‘Chanel’ dhe gjerdanin 100 karatësh

Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, 27 vjeçe, ishte mahnitëse në ‘Chanel FW92 Couture’, të ridizajnuar nga stilisti Lorenzo Posocco, shkruan DailyMail.

Met Gala 2023 u organizua si çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën në mbrëmje, me shumë të ftuar të famshëm nga bota e Hollywoodit.

Fustani mahnitës i Duas i dizajnuar nga vetë Karl Lagerfeld – ishte zbukuruar me detaje bardh e zi dhe i kompletuar me xhufka në fund.

Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi

Trupi i ngushtë tregonte figurën e saj të pabesueshme, ndërsa fundi i fryrë theksonte belin e saj të imët dhe ia shtonte pamjen elegante.

Ndërsa pjesa e sipërme me prerje të ulët theksonte dekoltenë e saj, ajo shtoi një gjerdan diamanti 100 karatësh të markës “Tiffany & Co” për një pamje të qartë.

Ndërsa qëndronte në shkallët ikonike, fustani – i veshur fillimisht nga Claudia Schiffer për koleksionin e vitit 1992 – e bënte Duan tejet të veçantë.

Dhe madje ishte praktike, pasi këngëtarja arriti të fuste duart në xhepa teksa pozonte për fotografi.

Dua dukej plotësisht në harmoni me glamurin e eventit, gjersa i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme.

Që nga viti 1948, yjet janë ngjitur në shkallët madhështore të Muzeut Metropolitan të Artit në New York në ngjarjen vjetore të Met Gala.

Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Dizajneri i ndjerë gjerman ishte drejtori kreativ për një kohë të gjatë i markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në vitin 2019.

Madje në këtë festë ka qenë e ftuar edhe macja e tij e dashur, Choupette. /Telegrafi/

Exit mobile version