Telegrafi

Dua Lipa shkëlqen në koncertin e “Jaguarit” në Amsterdam

Foto: Getty Images

Dua Lipa është përzgjedhur këtë vit si imazhi i veturave “Jaguar”.

Vet kompania kishte njoftuar javë më parë se kishte arritur një bashkëpunim me artisten shqiptare, për të promovuar një partneritet të teknologjisë së fundit me brendin e automjeteve.

Dua Lipa është imazh i “Jaguar” (Foto: Getty Images)

Më 3 shtator, artistja shqiptare me famë botërore mbajti një koncert ekskluziv në Amsterdam të Holandës, nën patronatin e Jaguar, koncert i titulluar “The PACE: Season One”.

Lexo po ashtu Shtatori i rikthen në kujtimet e shkollës: Rrëfimet ekskluzive të të famshmëve shqiptarë që ishin në një klasë

Përveç performancës së këngëtares, në këtë koncert janë promovuar modelet e popullarizuara SUV të Jaguarit.

Foto: Getty Images

Dua ka dhuruar një performancë spektakolare, duke kënduar disa nga hitet e saj më të fundit.

Ajo ka shkëlqyer e veshur me një fustan plot shkëlqim, me prerje të shumta, teksa dukej tërheqëse me flokët e saj të zeza dhe të shkurtra.

Dua dhuroi një performancë elektrizuese në koncertin e “Jaguar” në Amsterdam (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, artistja shqiptare ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në promovimin e modeleve të reja të veturës, ku dukej po ashtu mjaft joshëse e veshur me kostumin blu me shkëlqim.

Dua gjithashtu ka paralajmëruar se nesër (e enjte), do të publikojë këngën e saj më të re “Electricity”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images