Është shënuar si nata më e madhe në muzikë, duke bashkuar artistët më të famshëm nga e gjithë botë në një vend.
Dhe Dua Lipa, 24-vjeçe, u sigurua të bëjë një deklaratë për stilin e veçantë, e veshur me fustan dypjesësh satin të bardhë të frymëzuar nga nuset, ndërsa arriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, në Los Angeles ‘Staples Center’ të dielën.
Fituesja dy herë e “Grammy Awards” arriti në evenimentin madhështor dorë për dore me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20-vjeç, dhe pozuan mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Krijuesja e hitit “Don’t Start Now” dukej e mahnitshme me përzgjedhjen që bëri, gjersa u ndalua në tapetin e kuq për të marrë disa poza.
Me stilin e saj të viteve të 90-ta, ylli i “One Kiss” tërhoqi flokët nga mbrapa për të cilat ishte përkujdesur stilisti i njohur Chris Appleton.
Ajo po ashtu zgjodhi një byzylyk prej diamanti, kurse grimi i saj shkonte nga blu dhe me buzëkuq ngjyrë kafe.
Derisa ndoqi stilin e Dua Lipës, Anwar, i cili është vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid, zgjodhi një kostum të zi me këmishë të bardhë.
Këngëtarja shqiptare ka shpenzuar kohë të mirë me Anwarin në New York, dhe dyshja është raportuar se janë zhvendosur së bashku në një apartament vetëm dy muaj pas lidhjes së tyre.
Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin më shumë për talentin e tyre muzikor, modën e po ashtu edhe për stilin unik. /Telegrafi/