Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ambasadorja e fundit e përzgjedhur e aromave ‘YSL Beauté’, përpara fushatave për skenën e tyre të re Libre.
Kështu që nuk ishte për t’u habitur të shihje princeshën e muzikës pop, 24 vjeçe, duke marrë pjesë në një darkë private të ‘Yves Saint Laurent’ gjatë Javës së Modës në Paris të martën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja e hitit “New Rules’ shkëlqente në një fustan të shkurtër të zi me detaje të qëndisura tejet bukur në pjesën e belit. Dua shkëlqeu me dukjen e saj glamuroze, të cilën ajo e kombinoi me një palë taka të zeza të larta.
Bukuroshja britanike po ashtu është shfaqur me stilin e ri të flokëve, atë ‘bob’ dhe me balluke, që i shkonin mjaft shumë.
Dua, e cila po përballet me reklamat për parfumin e ri të YSL Libre, u zgjodh nga marka për të krijuar diçka të fuqishme, frymëzuese dhe ikonike.
E pranishme në darkë ishte edhe biznesmenja amerikane, Nicky Hilton Rothschild, e cila veshi një fustan të shkurtër magjepsës blu. Gjithashtu, në këtë mbrëmje morën pjesë edhe Jeshine Sanders dhe Olivia Culpo.
Në ndërkohë, artistja Lipa javë më parë u ngjit në skenë për një shfaqje në mbrëmjen promovuese të produkteve të reja të YSL. Atë ditë, ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes së saj. /Telegrafi/