Dua Lipa si përherë, dukej elegante edhe të enjten, teksa doli në New York.
Këngëtarja, 28 vjeçe, përballoi motin e ftohtë të mbrëmjes me një pallto të gjatë të zezë “Chanel” me detaje dhe kopsa kristali elegante.
Krijuesja e hitit “One Kiss” ka aksesuar pamjen e saj me vathë diamanti të varur dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.
Superylli shqiptar, i cila një ditë më parë kishte veshur xhinse të ulëta, e ka finalizuar veshjen me çorape të zeza dhe taka.
Ajo stolisi flokët e saj të lyera me ngjyrë të kuqe në një bisht të lartë, dhe shkëlqeu me një grim “smokey” për daljen.
Më herët gjatë ditës ylli tregoi për partneritetin e saj të ri me prodhuesin e makinave luksoze Porsche.
Ajo ndau një sërë fotografish nga “Porsche Experience Center” në Los Anxhelos, duke shkruar, “Duke zhytur fillimisht në botën e @porsche, mbajini sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”
Në fotografitë ajo është fotografuar pas timonit të një Porsche 911 Carrera klasike (Seria G) në ngjyrën e gjelbër.
Një tjetër fotografi e tregon atë duke bërë një ‘selfie’ të reflektimit të saj në kapakun e makinës.
Një tjetër fotografi e tregonte atë të shtrirë në majë të makinës retro.
Dua kishte veshur një këmishë me kopsa dhe triko të zeza për udhëtimin e saj të gëzuar. /Telegrafi/