Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë duke shijuar pushimet në Shqipëri.
Ylli i famshëm qëndroi disa ditë të mira së bashku me familjen e saj në jug të Shqipërisë.
E njëjta ndërkohë nuk mungoi me disa poza, duke u treguar krenare për bregdetet shqiptare.
Krijuesja e hitit “Levitating” ndau me 88.8 milionë ndjekësit disa imazhe të tjera të realizuara në Shqipëri.
“Kthehemi për disa perëndime të tjera në Shqipëri”, ka shkruar ajo.
Ajo pas këtyre pushimeve ka qenë në Greqi së bashku me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras.
Bukuroshja nga Kosova disa muaj më parë konfirmoi romancën e re me Gavras, i cili më parë ka qenë me Rita Orën. /Telegrafi/