Site icon Telegrafi

Dua Lipa shijon pushimet në Meksikë, merr vëmendje me fotografitë në bikini

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka filluar vitin 2021 me pushime në Meksikë.

25 vjeçarja bëhet e ditur se si destinacion të pushimeve ka zgjedhur pjesën Tulum në bregun lindor të vendit.

Edhe pse ylli i muzikës pop ishte shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, shëtitja në plazh me imazhet e realizuara ishte vetëm me disa nga miqtë.

Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Dua nisi fundjavën me bikini të kuqe, që e lejoi atë t’i vinte më në pah linjat atraktive trupore.

Artistja, e lindur në Londër me prejardhje nga Kosova, dukjen e kompletoi me një palë syze të veçanta e po ashtu me vathë ari.

Lexo po ashtu Miliarda dëgjime në platforma muzikore, çmime të shumta e krenari - Sukseset e divave Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max gjatë 2020

Gjatë ditëve të tjera të pushimeve të saj në Meksikë, ajo është parë në një humor të mirë me partnerin e saj.

Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Anwar, 21 vjeç, njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe djali i Yolanda Hadid.

Modeli amerikan dhe ylli shqiptar arritën në Meksikë në kohën e Vitit të Ri, gjersa kremtuan festat me familjen e Hadid.

Dua Lipa (Foto: Backgrid)

Bella, Gigi dhe nëna e tyre ishin pjesë e festimeve ashtu si ish-burri i Yolanda, Mohamed Hadid, i cili është babai i fëmijëve të saj.

Gigi u bashkua gjithashtu me partnerin Zayn Malik, që tanimë njihet nga grupi “One Direction” dhe ata mirëpritën në shtator një vajzë së bashku. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Backgrid)

 

Dua Lipa (Foto: Backgrid)
Exit mobile version