Ajo ka qenë duke shijuar një kohë të mirë në New York pasi u zhvendos në Los Angeles për shkak pandemisë së coronavirusit.
Dhe Dua Lipa dukej në një disponim të mirë teksa u fotografua përreth me të dashurin e saj, Anëar Hadid të martën pasdite.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjeçare u fotografua me maskë të bardhë, me një triko kafe e të verdhë si dhe me një palë xhinse blu.
Dukja e artistes shqiptare u kombinua me një palë atlete të zeza e me çantë të po së njëjtës ngjyrë.
Ylli i muzikës pop kishte kapur flokët mbrapa dhe në bazë të këtyre imazheve duket plotësisht pa grim.
Modeli, Anwar, 21 vjeçar, në anën tjetër zgjodhi një xhaketë blu dhe rozë e një palë pantallona kafe.
Ai njëherësh mbante një maskë të zezë, duke respektuar akoma masat ndaj COVID-19.
Dua ka lënë gjithë familjen në Mbretërinë e Bashkuar, për të qenë më afër partnerit në Amerikë. /Telegrafi/