Site icon Telegrafi

Dua Lipa shijon mbrëmjen në Londër, pasi festoi ditëlindjen e parë të qenushit të saj

Ajo adoptoi qenin e saj të zi Dexter me të dashurin e saj Anwar Hadid gushtin e kaluar.

Dhe Dua Lipa festoi ditëlindjen e parë të qenushit duke i organizuar atij një festë me miqtë para se të nisej për kokteje, shkruan Daily Mail

“Dexter është një vjeç sot. Qeni më i vogël roje në botë. Shoqëruesi ynë më i vogël”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Ajo më pas u drejtua në një lokal në Londër, ndërsa mori vëmendje të madhe të ndjekësve.

Krijuesja e hitit “Levitating” u shfaq me një veshje unike, derisa shijonte pijen që kishte marrë.

Ndërkohë, Dua adoptoi Dexter përmes “The Labelle Foundation në Los Angeles” së bashku me Anwar. /Telegrafi/

Exit mobile version