Site icon Telegrafi

Dua Lipa shijon borën e parë në New York, teksa për pak rrëzohet në momentin që po realizonte fotografi

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke e shijuar në maksimum këtë fundvit.

Përkundër faktit që ishte një vit pandemik, ajo ka shijuar suksese të shumta me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër këtë vit.

Dua ndërkohë është kthyer në New York te i dashuri i saj, Anwar Hadid, ku është duke shijuar me të periudhën e fundvitit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja publikoi në orët e mbrëmjes të së enjtes disa fotografi të realizuara në qytetin e New Yorkut, që tashmë është prekur nga bora e bardhë.

Lexo po ashtu Dua Lipa merr vëmendjen me xhaketën në vlerë pothuajse 1600 euro rrugëve të New Yorkut

Ajo duket mjaft atraktive e veshur me një kostum me katrorë të kaltër dhe të bardhë, teksa fustan i saj është i zbukuruar edhe me lule.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Me flokët e saj të zeza të kapura lartë dhe lëshuara prapa, Dua dukej edhe më tërheqëse në këto fotografi.

Ndërkohë, artistja shqiptare nuk hezitoi që edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit, të tregojë momentin se si për pak rrëshqiti dhe u rrëzua thuajse në dëborë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Fotografia në fjalë ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version