Telegrafi

Dua Lipa shfaqet vetëm me sytjena në imazhet e reja

Dua Lipa Foto: Instagram/dualipa

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të ketë sukses të madh industrinë muzikore.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë informacione nga jeta personale e profesionale.

Së fundmi, në një postim në Instagram, bukuroshja ka publikuar disa imazhe të realizuara gjatë fotosesionit për revistën “Vogue”.

Lipa jo vetëm që debutoi me stilin e ri të flokëve, por u shfaq vetëm me sytjena në imazhet e reja.

Për të ruajtur modestinë, krijuesja e hiti “New Rules” ka vendosur duart tek gjoksi i saj.

Postimi mori më mijëra pëlqime nga ndjekësit, kurse edhe komentet ishin prej atyre më të pikasura.

Theksojmë se Dua është nominuar edhe në gjashtë kategoritë më të rëndësishme në “Grammy Awards 2021”. /Telegrafi/