Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, më 3 shtator do të lansojë linjën e sa jtë re të veshjeve me gjigantin “Pepe Jeans”.
Muaj më parë, ajo njoftoi se kishte nënshkruar marrëveshje me brendin e njohur, dhe që më në fund po realizonte ëndrrën e saj në fushën e modës – fushë kjo në të cilën ajo e ka nisur karrierën para muzikës.
Dua shpalli edhe një konkurs për fansin që do të dizajnonte veshjen xhins më të bukur, të ndërthurur me imazhin e saj, dhe ky fans do të fitonte biletën për të qenë prezent në eventin e artistes Lipa, që do të mbahet në Londër më 3 shtator.
Këngëtarja gjithashtu publikoi në Instagram një video promovuese të koleksionit të saj më të ri me “Pepe Jeans”, në të cilën shfaqet në disa skena mjaft provokuese.
Teksa prezantohet nën ritmet e këngës së saj të famshme “Blow Your Mind”, Dua marr edhe më tej vëmendjen me vënien në pah të linjave të saj trupore.
“Më 3 shator, koleksioni zyrtar me Pepe Jeans. Shihemi në Londër”, ka njoftuar artistja Dua Lipa në Instagram.
Angazhimi i saj tashmë edhe në biznes dhe me fondacionin “Sunny Hill” në Kosovë, duke ta ketë lënë pak larg këngëtaren shqiptare nga muzika, pasi që nga janari ajo nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/