Telegrafi

Dua Lipa shfaqet provokuese me fustan të shkurtër në Singapor

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon suksesshëm turin e saj të koncerteve në kontinentin aziatik.

Pas një koncerti shumë të suksesshëm në Kinë, ajo ka bërë ndalesën e saj të radhës në Singapor.

Dua Lipa me paraqitje mjaft provokuese në koncertin e saj në Singapor (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Së fundmi, këngëtarja shqiptare mbajti një koncert të madh për miliona fansat e saj atje.

Në çdo paraqitje, Dua duket bukur dhe shik, dhe njëlloj ajo është prezantuar edhe në koncertin e saj të fundit.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet e American Music Awards 2018, Bebe Rexha me dy nominime, Dua me një

Në disa fotografi të ndara me fansat në rrjetin social Instagram, Dua shfaqet mjaft provokuese në një fustan të shkurtër me shkëlqim.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Komenetet dhe pëlqimet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar si ‘të nxehtë’ këtë paraqitje të saj.

Dua ka një trup shumë fine dhe forma të lakmueshme trupore, për të cilat kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet dhe regjimin ushqimor. /Telegrafi/