Ajo e ka prezantuar botën me qenushin e saj të adoptuar, Dexter, më 31 korrik.
Dhe Dua Lipa e miku i saj i ngushtë ishin përsëri të pandashëm të mërkurën, me këngëtaren angleze e cila u fotografua duke e mbajtur në duar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Nuk është parë i dashuri i saj 25 vjeçar, Anwar Hadid, me të cilin thuhet se u zhvendos në një shtëpi në Beverly Hills.
Ylli i “Eletricity” kishte veshur një fund të shkurtër të zi, të cilin po ashtu e kombinoi me një triko të njëjtë.
Dukjen ndërkohë e kompletoi me një palë atlete të zeza.
Këngëtarja me origjinë shqiptare njëherësh vendosi një maskë si masë mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe kishte tërhequr flokët mbrapa.
Është raportuar javën e kaluar që Dua ka udhëtuar nëpër pellg në Los Angeles për të qenë më afër vendlindjes së Anwar.
The Sun raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtetin për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Artistja e lindur në Londër është zhvendosur në një pronë në Beverly Hills pranë familjes së Anwar, pavarësisht nga fakti se familja e saj e ngushtë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/