Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaqet plot stil me një xhaketë jeshile, teksa del në Londër

Dua Lipa ka veshur një mini-fustan të zi, teksa doli në Londrën me shi të enjten.

Ylli 29 vjeçe, veshi një xhaketë lëkure elegante jeshile për të plotësuar veshjet e saj dhe veshi çizme me taka deri tek gjuri.

Bukuroshja u shfaq me humor, teksa shihej jashtë qytetit në ansamblin e saj në trend, shkruan DailyMail.

Dua nuk mund ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra e saj, teksa endej nëpër rrugë, duke mbajtur çantën e saj të stilit Prada.

Dalja e saj e qetë vjen pasi ajo u nis për në Paris, Francë për një largim të shkurtë me të dashurin Callum Turner.

Ndërsa ajo ishte në kryeqytetin francez, roja i sigurisë së Duas u filmua duke shtyrë një fanse nga rruga teksa ai e mbronte këngëtaren ndërsa ajo ishte jashtë me Callum.

Teksa ylli i popit dhe partneri i saj aktor, 34 vjeç, u panë duke dalë nga një makinë përpara se një fanse e zellshme të vinte tek ata duke mbajtur telefonin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version