Dua Lipa është gjithmonë një hap përpara.
Gjatë një shëtitje në West Village të dielën, këngëtarja shqiptare zgjodhi një bluzë me stampime interesante, ku kishte edhe domate, e kombinuar me atlete dhe xhinse.
Pa harruar maskën mbrojtëse, ajo dha një ‘shfaqje’ mode fantastike dhe normalisht e gjithë vëmendja është tek ajo.
Krijuar nga artisti Georgia Gardner Grey, stampimi i frymëzuar nga piknikët ishte një nga veshjet kryesore në shfaqjen e pranverës 2020 të Cosima Gadient.
Pasi veshja morri ‘dritën e gjelbër’ nga Dua Lipa, pritet të bëhet pjesë e garderobës së shumë vajzave. /Telegrafi/