Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po shijon romancën e re me regjisorin, Romain Gavras.
Dua, 27-vjeçe, u pa duke u përqafuar me regjisorin, 41-vjeç, në prapaskenë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.
Ata u fotografuan më vonë të kapur për dore teksa po largoheshin nga evenimenti.
“Ata nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit”, tha një burim, shkruan The Sun.
Romain në të kaluarën disa vite më parë ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Ora, 32-vjeçe.
I njëjti ishte në romancën me Ritën për gjashtë muaj, derisa konfirmuan ndarjen në mars të vitit 2021.
Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid për më shumë se dy vjet.
Ish-çifti kujtojmë se ndanë rrugët me njëri-tjetrin në fund të vitit 2021. /Telegrafi/