Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaqet në krahët e partnerit Romain Gavras, teksa e uron për ditëlindje

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbetet ndër emrat më të përfolur në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Por, përveç që po shijon kulimin e karrierës, yllit i ka ecur mirë edhe në jetë private, pasi prej kohësh është në lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.

Muaj më parë këngëtarja 27-vjeçare doli publikisht me partnerin e saj, ndërkohë së fundmi ka publikuar një imazh përkrah tij në llogarinë e Instagramit.

Në mbishkrimin e fotos ku ajo dyshja shihen nga prapa të përqafuar, Dua ka uruar të dashurin regjisor për ditëlindje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar autorja e “Levitating”, ndërkohë që mori komente të shumta nga ana e fansave.

Kujtojmë që Gavras më parë ishte në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

Ndryshe, Duan shumë shpejt do ta shohim edhe si aktore, pasi muaj më parë u konfirmua se ajo do të bëjë debutimin në filmin e ri të “Barbie”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version