Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare është nominuar në tre kategori të ndryshme të MTV EMA, ku në njërën prej tyre do ta ketë rivale edhe Rita Orën.
Por, bukuroshja jonë po shijon edhe jetën e natës, ku po shkëlqen me dukjen dhe veshjet që po i kombinon.
Ajo së fundi shihet e veshur në çizme të gjata dhe një këmishë sikur ngjyrat e leopardit gjersa në shpinë kishte një çantë teksa dilte prej një veture në Londër.
Kjo veshje këngëtares sonë 22-vjeçare ia kujton filmin vizatimor “Ninja Turtles” kurse ka marrë komente pozitive për veshjen.
Ndryshe, Lipa është nominuar në kategoritë e “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “New Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.
Theksojmë se Lipa do të jetë e pranishme në Prishtinë gjatë muajit gusht , ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/