Dua Lipa ka qenë ditëve të fundit kryetemë e mediave rozë shqiptare.
E gjithë kjo në saje të paraqitjes në koncertin Sunny Hill në Prishtinë dhe më pas pushimeve nëpër plazhet e ndryshme.
Ajo ka sjell ditëve të fundit fotografi të shumtë në llogaritë e rrjeteve sociale prej ndejave të “çmendura” me rastin e përvjetorit të 23-të të lindjes.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar një imazhin në llogarinë personale në Instagram që e shfaq mjaft joshëse dhe seksi.
Bukuroshja ka të veshur një fustan me dantelle teksa i shfaq paksa edhe thithat e gjoksit si dhe kofshët e këmbëve.
“23 deri më tani ishin shumë të mira. Gjithashtu, faleminderit për 17 milionë ndjekës”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë. /Telegrafi/