Nuk janë çift, por askush nuk do të ishte kundër edhe po të ishin.
Calvin Harris dhe Dua Lipa dukeshin për mrekulli në emisionin e tyre të fundit në The Graham Norton Show.
Emisioni që transmetohet në BBC ka arritur një shikueshmëri të madhe falë prezencës së dyshes.
Vet Dua ka publikuar foto në Instagram ku mori komente për dukjen e saj.
Me veshje elegante ngjyrë portokalli dhe flokë ekstravagante e makijazh të thjeshtë, ajo dukej si një zonjë moderne në këtë emision përkrah Calvin Harris.
Më parë kishte spekulime se producenti i njohur i cili më parë ka pasur lidhje me Rita Orën kërkoi romancë me Dua Lipën.
Por, kjo e fundi vetëm pranoi të bashkëpunojë me të në studio dhe të mos ketë ndonjë raport dashurie me top producentin e njohur për lidhjet e shumta. /Telegrafi/