Dua Lipa edhe një herë e ka dëshmuar se ka stil dhe shije të mirë për veshje.
Këngëtarja 26-vjeçare ka mahnitur me disa poza të reja që postoi për mbi 73 milionë adhuruesit e saj në Instagram.
Artistja shqiptare me famë botërore u pa e veshur në një palë pantallona ngjyrë kafe dhe një bluzë të kombinuar me ngjyrë të zezë dhe ari nga materiali i tejdukshëm.
E veçanta e veshjes së Duas ishte dekolteja e hapur e cila kufizohej me një litar të zi në mes, teksa vinte në pah gjoksin joshës të këngëtares.
Ylli i hitit “Levitating” ishte e shoqëruar nga miqtë e saj në një mbrëmje që dukej se u argëtua pafund.
Ndërkohë, Dua së fundi ka kryesuar top-listat britanike me këngën “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John.
Artistja po ashtu hyri në listën e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21, bashkë me artisten tjetër Rita Ora. /Telegrafi/