Telegrafi

Dua Lipa shfaqet e rrezikshme, shikoni stërvitjet e saj (Video)

Jo vetëm muzika është talent i Dua Lipës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore është e fortë edhe fizikisht.

E kemi para duke ushtruar boksin dhe ajo është dukur mjaft e rrezikshme.

Lexo po ashtu Një “boksiere profesioniste” si Dua Lipa (Video)

Ndërsa tani, 21-vjeçarja ka publikuar një tjetër video, në të cilën tregon stërvitjet e saja të vështira.

Pasionin e saj për boksin, Dua e ka dëshmuar edhe duke qenë e pranishme në duelin e madh ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, të cilin e fitoi britaniku.

Lexo po ashtu Dua Lipa përkrahëse e Joshuas, ishte prezente me babain në duelin e madh (Foto)

Këngëtarja ishte në Wembley me babanë e saj, Dukagjin Lipa, ndërsa tregoi se ishte fanse e Joshuas. /Telegrafi/