Jo vetëm muzika është talent i Dua Lipës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore është e fortë edhe fizikisht.
E kemi para duke ushtruar boksin dhe ajo është dukur mjaft e rrezikshme.
Ndërsa tani, 21-vjeçarja ka publikuar një tjetër video, në të cilën tregon stërvitjet e saja të vështira.
Pasionin e saj për boksin, Dua e ka dëshmuar edhe duke qenë e pranishme në duelin e madh ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko, të cilin e fitoi britaniku.
Këngëtarja ishte në Wembley me babanë e saj, Dukagjin Lipa, ndërsa tregoi se ishte fanse e Joshuas. /Telegrafi/