Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaqet e mbuluar me xhaketë në Paris, në një paraqitje të rrallë pa të dashurin Anwar Hadid

Ajo është duke shijuar momentet më të mira të romancës me Anwar Hadid, por Dua Lipa ishte e vetme ndërsa doli për shëtitje në Parisin e lagësht dhe me erë të martën në mëngjes.

Këngëtarja ishte e veshur me një xhaketë të markës “Varsity” me ngjyrë të gjelbër dhe me kapuç, ndërsa bënte një shëtitje nëpër qytetin romantik francez.

Dua, 24 vjeçe, i shtoi hijeshi pamjes së saj me një palë xhinse të zeza të përshtatshme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e hitit “Hotter than hell” po bënte një paraqitje të rrallë pa Anwarin, me të cilin është parë në shumë raste gjatë javëve të fundit.

Paraqitja e tyre e fundit së bashku erdhi ndërsa ajo performoi në një festë nisëse të mbajtur për nder të aromës më të fundit të lëshuar në treg nga Yves Saint Laurent Beauté.

Ylli ishte në skenë për një shfaqje live në emër të produktit pasi u emërua Ambasadore e parfumeve YSL Beauté.

Dua dhe Anwar thuhet se kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër marrëdhëniet e tyre, pasi ata thuhet se janë zhvendosur së bashku pas vetëm dy muajsh nga takimi.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Burimet pretendojnë se çifti i bekuar gjenetikisht po marrin me qira një apartament në New York pasi ata ‘kalojnë gjithë kohën e tyre së bashku’ mes orareve të tyre të ngjeshura të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version