Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, padyshim që po korrë sukses të madh në industrinë ndërkombëtare.
Së fundmi ajo ka pozuar për revistën prestigjioze angleze “Vogue”, për të cilat u komentua për të mirë.
Ajo jo vetëm që u shfaq me plot stil, por debutoi edhe me stilin e ri të flokëve, të shkurtra e bionde.
Gjatë ditës së sotme (e premte) Lipa ka marrë kopjen e revistës, ku në kopertinë gjendet ajo.
“E lumtur, e lumtur, e lumtur. Sapo mora kopjen time”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Dua përndryshe u pa duke shfletuar në veturë, derisa për shkak të sigurisë po mbante maskë mbrojtëse. /Telegrafi/