Ata e bënë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram në fillim të këtij muaji.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid nuk treguan asnjë shenjë të ngadalësimit të gjërave, ndërsa shikuan Mark Ronson të performonte në Catch One në LA të enjten në mbrëmje.
Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 23 vjeçe, dukej e bujshme kur shfaqi linjat atraktive e veshur me xhinse dhe një shirit të kuq te pjesa e gjoksit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja shqiptare dukej edhe më tërheqëse me një gjerdan prej ari rreth qafës dhe një çantë të zezë “Prada”.
Krijuesja e hitit “New Rules” sërish nuk doli nga stili i saj me flokë të zeza, të prera shkurt.
Dua dhe Anwar iu bashkuan dy miqve të tjerë, me të cilët shijuan argëtimin gjatë natës.
Vëllai më i vogël i supermodelave Gigi dhe Bella Hadid, 20 vjeç, zgjodhën një ansambël të guximshëm, ndërsa veshi një palë pantallona të verdha dhe purpurtë kombinuarme një bluzë të bardhë sipër.
Dua dhe Anwar javë më parë ishin së bashku prezent edhe në festivalin “Sunny Hill”, në Kosovë.
Zërat për takimin e dy të rinjve filluan në fund të qershorit, vetëm disa javë pasi Dua u nda nga ish-i dashuri i saj 33-vjeçar, Isaac Carew. /Telegrafi/