Këngëtarja Dua Lipa bashkë me familjen e saj po shijon disa ditë të mira pushimi në Ishujt Bahamas.
E shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Isaac Carew, Dua ka shijuar disa ditë çlodhëse në ditët e fundit të dhjetorit.
Këngëtarja e cila shquhet për linjat e saj, nuk ka hezituar që të ndajë me fansat disa fotografi atraktive nga plazhi në Instagram.
Dua ka vënë në pah linjat atraktive në bikini, ndërsa shfaqej e shtrirë pranë plazhit.
Në një imazh tjetër, këngëtarja ka pozuar mjaft e lumtur me të dashurin e saj.
Ndërkohë, ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për këngëtaren, e cila pak javë më parë arriti të dominohet për dy çmime në “Grammy Awards 2019”.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë klipin e saj më të ri, që do të jetë njëherësh edhe një nga temat muzikore të filmit ““Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/